E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Franca gjobit e sekuestron anijet britanike
Lajme

Franca gjobit e sekuestron anijet britanike

Një peshkarexhë britanike është sekuestruar nga Franca dhe një tjetër është gjobitur, mes grindjeve që kanë shpërthyer mes dy vendeve për të drejtat e peshkimit pas Brexit.

Ministrja franceze e Detit, Annick Girardin tha se anijet ishin paralajmëruar gjatë kontrolleve në Le Havre gjatë natës. Ajo tha se anija e parë u gjobit dhe u lirua, ndërsa në rastin e dytë ajo u sekuestrua nga autoritetet franceze.

Londra tha se po ndjek më vëmendje këto zhvillimi dhe se donte bisedime me Francën dhe BE-në, por se gjithashtu ishte gati të përgjigjej me të njëjtën gjuhë.

Më herët, sekretari i Mjedisit i Britanisë së Madhe tha se po heton me urgjencë situatën në lidhje me anijen e ndaluar. George Eustice tha se anija ishte në një listë të ofruar nga Organizata e Menaxhimit Detar (MMO) e pajisur me leje peshkimi fillimisht nga Bashkimi Europian.

Ai këmbënguli se Bashkimi Europian i dha një licencë anijes, por ishte “e paqartë” pse, sipas raporteve, ajo u tërhoq më pas nga lista.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.