Franca i shpalli luftë ekonomike Rusisë, Medvedev i përgjigjet me kërcënim: Mos harroni që në historinë njerëzore ato luftëra janë kthyer në…
Zyrtari i lartë i sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev u është përgjigjur të martën komenteve të ministrit francez të Financave, Bruno Le Maire, i cili është zotuar për nisje të luftës ekonomike dhe financiare kundër Rusisë.
“Sot, një ministër francez ka thënë se do të shpallin luftë ekonomike ndaj Rusisë. Kujdes gjuhën ti zotëri! Dhe mos harro që në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh janë kthyer në luftëra të vërteta”, ka thënë Medvedev, ish-president rus, përmes një postimi në Tëitter.
Më herët gjatë ditës së martë, Le Maire i ka thënë radios France Info se “ne do krijojmë luftë ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



