E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Francë/ Macron firmos reformën e pensioneve, shpërthen dhuna në Francë
Bota

Francë/ Macron firmos reformën e pensioneve, shpërthen dhuna në Francë

Në sfidë të hapur ndaj tre muaj protestash dhe zotimeve të sindikatave se nuk do ta zbatojnë vendimin e ri, presidenti francez Emmanuel Macron nënshkroi sot ligjin për reformën e shumë diskutuar të pensioneve, e ka cila ka trazuar Francën. 

Ligji hyri në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, vetëm disa orë pasi Këshilli Kushtetues i ka dhënë dritën jeshile fuqizimit të nismës që parashikon rritjes e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Të gjitha këto lëvizje, bënë që të shpërthente indinjata e protestuesve, duke përfshirë këtu dhe aktet e dhunës.

Tubuesit ndezën zjarre nëpër rrugë e i vunë flakën e dhe një komisariati policie dhe portës ish qendrës së Jakobinëve në Rennes. “Kjo nuk është një krizë sociale”, tha njëri prej protestuesve për AFP, kjo është një krize e demokracisë, shtoi ai.

“Kjo që ndodhi tregon dështimin e institucioneve të Republikës së Pestë. Shpresoj që lëvizja popullore të vazhdojë”.

“Zemërimi i njerëzve është i qartë, është një zemërim që shihet prej muajsh tashmë. Njerëzit janë kundër daljes në pension në moshën 64 vjeç sepse nuk punojnë dot më gjatë, dhe për këtë, as që u kërkua mendimi ynë. Thjesht u bë fakt. E gjitha kjo është një parodi e demokracisë, republikës i erdhi fundi”, ishin disa nga komentet e protestuesve.

Sindikatat kanë paralajmëruar se do të thërrasin protesta masive në 1 maj, kur shënohet “Dita e Punëtorëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.