E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fredi Beleri shembullor në burg , i shpëtoi tetën e ish-kryebashkiakut Gjici
Lajme

Fredi Beleri shembullor në burg , i shpëtoi tetën e ish-kryebashkiakut Gjici

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço zbuluoi detaje të reja rreth situatës së Fredi Belerit në paraburgim. Karamuço theksoi se Beleri, i cili ndodhet në paraburgim në Fier, ka treguar një sjellje shembullore dhe ka arritur të shpëtojë jetën e një ish-kryebashkiaku që tentoi të vriste veten për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Gjatë intervistës, gazetarja Grida Duma pyeti Karamuçon për kushtet aktuale të Belerit dhe se si do të vazhdojë dënimin e tij. Karamuço u përgjigj: “Beleri është në paraburgim në Fier. Madje, sipas raporteve nga shërbimet penitenciare, jo vetëm që ka sjellje të mirë, por i ka shpëtuar jetën një tjetër ish-përfaqësuesi vendor. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ai kishte tentuar të vrasë veten dhe Beleri e ka shpëtuar. Ky është një tjetër rast i një personazhi që ka tentuar disa herë të vrasë veten brenda paraburgimit.”

Burime për mediat konfirmuan se ish-kryebashkiaku që tentoi të vrasë veten është Safet Gjici. Sjellja e Belerit dhe veprimet e tij për të shpëtuar jetën e një personi tjetër në një situatë të tillë të vështirë kanë qenë objekt vlerësimi dhe diskutimi, duke shtuar një dimension të ri në perceptimin publik për të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.