E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frikën te protestat e ke o Edi, mos u hiq trim kot”, ja si përgjigjet Rama
Lajme

Frikën te protestat e ke o Edi, mos u hiq trim kot”, ja si përgjigjet Rama

Komente dhe replika mes kryeministrit Rama dhe ndjekesve te tij ne Facebook. Pas takimit te fundit te mbajtur dje ne portin e Peshkimit ne Durres dhe batutave aty, ku nuk ka lene pa thumbuar opozites per protesten, replikat kane vijuar edhe ne reagimet me ndjekesit e tij.

Shume i kujtojne te nise punen, duke e akuzuar se nuk po behet asgje, te tjere i kujtojne timonin, kurse dikush tjeter, i thote se ai i ka frike protestat. Rama ka repikuar me ta, duke u dhene secilit nga nje pergjigje.

Replikat

Komentuesi: Deshiroj qe kjo qeveri pas 5 vitesh mbeshtetje te filloj nga puna,mjaft me pordhe te vjetra

Rama: Agim, kujdes etiken ketu te keqen vellai se nuk t’i ka borxh njeri krismat e gojes he xhan ? Sa per punen, e kemi filluar qe diten e pare te mandatit te pare dhe 5 vjet do behen ne tetor te ketij viti, keshtu qe shiko, duro dhe beso e mos llafollogo pa kontroll ?Shendet e te fala

Komentuesi: Tani Edhe timonin e tragetit e ke ne dor ?jepi pra bej pun dhe mos vej sahat pusave se nuk shkon o zoti Rama

Rama: Po ty qe te ka mbetur sahati tek puset o mik si te te ndihmoj te shpetosh prej ketij makthi absurd??

Komentuesja: Ik ik bej pushim ne Marok Edhe shqiptaret e shkret marrin rrugen per emigrim ne vend te tjr kur ti nk i mban dot

Rama: Leri shqiptaret Cristiana se ka kush u’a qan hallin dhe leri edhe veshegjatesite e kazanit (une pushoj vetem ne Shqiperi, 15 dite ne Jon per vere dhe 5 dite ne Tirane per vit te ri), po ulu meso shqip te pakten se me kete nivel shqipeje nuk te te marre dot seriozisht as kalamani neser, jo me te rriturit sot

Komentuesi: bravo e bete shqiperine si zvicera,plasi investimi,se jeni para demostratave dhe filluat mashtrimet.fole edhe qe do ju fute ne burg,per ujin e perendise, friken te demostratat e ke ti o edi,mos u hiq trim kot.

Rama: Krenar, poze te rende ke marre ne kete foto prandaj jepi pak peshe edhe fjales, se keto qe ke shkruar jane mendjelehtesira te medha e pa asnje lidhje me realitetin! Per veten tende them une, se per mua mund te vazhdosh te flasesh veshegjatesira, po te pakten hiq kete pozen ketu se nje goxha burri te thinjur nuk i shkojne fare keto muhabetet e tua te kotmekota

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.