E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fshehu 516 mijë euro të padeklaruara në tavanin e autobusit, lirohet nga burgu Elidon Çela
Publik News

Fshehu 516 mijë euro të padeklaruara në tavanin e autobusit, lirohet nga burgu Elidon Çela

Elidon Çela, të cilit iu gjetën 516 mijë euro të padeklaruara në autobusin e tij, është liruar nga paraburgimi dhe do të vijojë të hetohet i lirë.

Shoferi i autobusit, njëkohësisht edhe pronar i kompanisë “Buon Aventura” kishte fshehur shumën e madhe të parave në pjesën e tavanit të autobusit, i cili ishte i mbushur me udhëtarë që vinin nga Italia.

Gjyqtarja Anita Jella ka lejuar lirimin e tij duke argumentuar se kjo nuk ndikon në ecurinë e hetimeve. Ndërkohë, shuma e parave vazhdon të jetë e sekuestruar në cilësinë e provës dhe do të vazhdojë kështu deri në fund të hetimeve.

Në rast se Çela arrin ta justifikojë, siç ai është shprehur, paratë do t’i kthehen. Në rast të kundërt pritet të rëndojnë masa të tjera kundër tij.

Ai u arrestua më 21 tetor, ndërkohë që kompania e tij ka pasur edhe precedentë të tillë të mëparshëm, megjithëse jo me shuma të tilla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.