Ftesa e Ramës për Bashën/ Kryemadhi: Nuk kam pa burrë që i lutet një burri 12 herë në 24 orë A
E pyetur nga gazetarët si e komenton ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëqevrisje me Lulzim Bashën, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nga Vlora deklaroi: “Nuk kam pa burrë që i lutet një burri për 24 orë 12 herë, është i mbaruar!”.

Edhe sot kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk do të jetë në bashkëqeverisje me Edi Ramën, që sipas tij ka pranuar tanimë humbjen. “Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim, e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. E ka mësuar se ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë sonë. Përgjigjja jonë është: Jo. Koha jote ka mbaruar”, tha Basha.
Sjellim në vëmendje që kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me kryedemokratin me kushtin që ky i fundit të ndahet nga Meta dhe Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



