E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ftesa për koalicion e Edi Ramës për Lulzim Bashën, reagon për herë të parë Presidenti Meta: E sinqertë si ajo e 17 majit!
Publik News

Ftesa për koalicion e Edi Ramës për Lulzim Bashën, reagon për herë të parë Presidenti Meta: E sinqertë si ajo e 17 majit!

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë ofertën që kryeministri Edi Rama I ka bërë kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për të bashkëpunuar në një koalicion qeverisës.

Meta ironizoi për këtë ftesë teksa tha se Ramës është e sinqertë dhe se oferta është si ajo e marrëveshjes së 17 majit.

Presidenti u shpreh PS dhe PD mund të bëjnë koalicion, por sipas tij e ndershme do të ishte që këtë ta shpallnin para se qytetarët të shprehen me votë.

“Ftesa e Ramës është shumë sinqerte siç ka qenë ajo 17 majit, sic kanë qenë të gjithë festat. Përgjigja ime është kjo, ka moral ka legjitimitet cdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë.

Do të bëjë PS me PD le ta shpallin që tani, që të marrin votëbesim plebishitar.

Duan ta bëjnë PD dhe LSI, le ta bëjnë tani. Duan që të treja të shpallin që tani. Të jeni të sigurt që do ti mundë Bojkeni i vetëm”, tha Meta.

Duke komentuar marrjen e të dhënave nga PS, Kreu i Shtetit tha se “Presidentin e kanë në patronazh një 500 fuksa dhe është i lutmur për këtë gjë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.