E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Funeral falas dhe mbi 1 milionë lekë nëse e regjistron vdèkjen me COVID”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’ me shoqen e tij
Lajme

Funeral falas dhe mbi 1 milionë lekë nëse e regjistron vdèkjen me COVID”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’ me shoqen e tij

Ambientalisti Sazan Guri në një shkrim në rrjetet sociale ka treguar një bisedë me mikeshën e tij e cila kishte humbur babain për shkak se vuante nga zemra.

Siç shkruan profesor Sazan Guri, shoqja e tij i ka treguar se kompania funerale G, i kishte propozura funeral falas dhe në këmbim të 1 milion e 200 mije lekeve pagesë, vetëm nëse rregjistronte të atin si të vdekur me COVID-19.

Sipas mikeshës së tij ajo e kishte të njohur kompaninë funerale dhe i kishte thënë se 95 raste të v.dekur fals, janë vetëm nga pika e tij. Po ashtu Guri shtron pyetjen se kush qendron prapa sponsorit të agjensive.

“Te dashur miq, u sigurova pa e nxorra. Ngjarje shokuese qe po e ndaj me ju miq me shkruan nje shoqe ime. Mendova se ishin fjale, por sot u gjenda perballe faktit shkruan ajo. Ne mengjes i shkova per ngushellim shoqes time qe i v.diq i ati nga zemra. Kompania funerale G… i kishte propozuar funeral falas ne kembim te 1 milion e 200 mije lekeve pagese …. vetem nese e rregjistronte te atin, si te v.dekur me covid. E kishte te njohur te vetin, dhe i kishte thene qe 95 raste te v.dekur fals, jane vetem nga pika ime e funeralit.

Shtrohet pyetja …. kush qendron prapa sponsorit te agjensive? Agjensia besoj, perfiton mbi shpenzimin e klientit …., se cfare interesi do të kishte pastaj. Pse gjithe ky interes per te rritur nr e te v.dekurve me Covid? Ka qe sdo besojne?”- shkruan Sazan Guri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.