E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fuoristrada i preu rrugën, ky është shoferi Bardhi Proda që humbi jetën në aksidentin tragjik
Publik News

Fuoristrada i preu rrugën, ky është shoferi Bardhi Proda që humbi jetën në aksidentin tragjik

Personi që po shikoni në foto është Brdhi Proda, drejtuesi i forgonit tip ‘Ford’ që u aksidentua mesditën e sotme në Qafë Muzinë, duke shënuar pesë viktima. Proda është shofer i linjës Sarandë-Tiranë dhe ka shumë vite eksperiencë në këtë profesion.

Bardh Proda

Edhe sot, si çdo herë tjetër, shoferi 51-vjeçar u nis nga Saranda për në kryeqytet, por rruga iu pre nga një fuoristradë “Land Rover”. Kjo e fundit drejtohej nga një grua, e cila ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe është futur në parakalim të gabuar në kthesë. Për pasojë është përplasur me furgonin dhe mjeti me pasagjerë ka përfunduar në greminë, duke shkaktuar pesë humbje jetësh.

Mes viktimave është edhe shoferi Proda, i cili la pas tre fëmijë. Katër të tjerët janë një dy burra dhe dy gra, por ende nuk dihen detaje të tjera për ta. Nga ngjarja tragjike kanë mbetur të plagosur edhe tre persona, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.