E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Furgoni mbuluar me gjak, si u dhunua nga pronarët grupi i turistëve në Borsh
Lajme

Furgoni mbuluar me gjak, si u dhunua nga pronarët grupi i turistëve në Borsh

Një grup turistësh spanjollë janë sulmuar ditën e sotme në Borsh. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Turistëve nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen nga lokali.

Furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit. Më pas kanë nxjerrë armë të ftohta dhe kanë tentuar ti godasin.

Ata kanë thyer xhamin e furgonit i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Mjeti ka njoftuar policinë dhe ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH i cili ka dhënë ndihmën e parë.

Aktualisht forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.