E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Furtunë” në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, shkarkohen 15 zyrtarë për korrupsion. Shkrihet dega e Tiranës
Politikë

“Furtunë” në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, shkarkohen 15 zyrtarë për korrupsion. Shkrihet dega e Tiranës

Furtunë në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Tiranë, shkarkohen nga puna 15 zyrtarë, mes tyre kryeinspektori, 8 inspektorë pyjorë dhe për 6 inspektorë mjedisorë, për akte korruptive apo abuzime me detyrën. Rezultatet e Task Forcës Antikorrupsion i njoftoi si çdo javë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që është njëherësh Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit.

gjonaj etilda

Gjonaj theksoi se pas denoncimeve apo informacioneve që qytetarët kanë dhënë në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, janë kryer kontrolle dhe inspektime edhe Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë si dhe Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor – Dega Rajonale Tiranë, ndërsa në total janë rekomanduar 36 masa disiplinore.

 

 

Në raportin e përjavshëm ajo e vuri theksin edhe tek rezultatet e Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpunim me organin e prokurorisë kanë evidentuar 27 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të administratës publike dhe janë proceduar penalisht 37 autorë.

etilda Gjonaj

Po ashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 3 drejtues të Insitucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për shkelje të ligjit dhe shpërdorim të detyre.

“Këto rezultate dhe efekti i drejtëpërdrejtë që kanë ato në perceptimin e publikut për nivelin e korrupsionit në vend, na motivojnë për të vazhduar me të njëjtën këmbëngulje dhe të njëjtën ashpërsi ndaj kujtdo punonjësi të administratës apo qytetari që do të kryejë akte korruptive”,- nënvizoi ministrja.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.