E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fushata/ Edi Paloka ngre akuza: Së bashku me Pjerin Ndreun i kërcënojnë ose…
Politikë

Fushata/ Edi Paloka ngre akuza: Së bashku me Pjerin Ndreun i kërcënojnë ose…

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka kontaktuar në telefon me persona me precedentë penalë në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Sipas Palokës, ministri Manja në bashkëpunim me kryebashkiakun e Lezhës, i kërcënon indirekt ose ju ofron lehtësira nëse ata do angazhohen në fushatë për PS.

Në një intervistë për News 24, theksoi se informacionin e ka marrë nga njerëz të sigurt dhe se në ditët në vijim do zbulojë detaje të reja.

“Dje kam marrë informacion se në qarkun e Lezhës, vetë ministri i drejtësisë kontakton, i japin telefonin nuk merr me telefonin e tij, dhe kontakton me persona me probleme penale në Shqipëri dhe jashtë dhe i kërcënon indirekt ose ju ofron lehtësira nëse ata do angazhohen në fushatë për PS. Kjo është jo vetëm shkelje të kodit, por kemi të bëjmë me krim.

Një ministër u lë të kuptohen se nëse nuk do angazhohen në fushatë, këto probleme do u riaktivizohen. Këtë e bën ministri i drejtësie bashkë me Pjerin Ndreu. Këtë informacion e kam marrë nga njerëz të sigurt, në vazhdim do ketë edhe gjëra të tjera. Nuk dua të them më shumë, a janë të filmuara apo të regjistruara, por do dalin në ditët në vijim”, tha Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.