E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Futbollisti i Barcelonës diagnostikohet me sëmundje seksualisht të transmetueshme
Publik News

Futbollisti i Barcelonës diagnostikohet me sëmundje seksualisht të transmetueshme

Një lajm tronditës është duke qarkulluar në mediat spanjolle. mesfushori brazilian i kampionëve të Spanjës Artur Melo dyshohet se vuan nga gonhorrea, sëmundje seksualisht e transmetueshme. 23-vjeçari mungoi në sfidën e fundit ndaj Majorkës në fundjavë. Klubi katalanas e justifikoi mungesën e tij me arsyen se braziliani kishte pësuar dëmtim në muskujt e kofshës.

1575908784_arthurmelobarcelona295379-696x393

Megjithatë, gazetari Andreu Zhinola nxjerr një tjetër version të mungesës së Melos në listën e lojtarëve të grumbulluar të Barcelonës. Zhinola pretendon se futbollisti i Brazilit vuan nga një infeksion i një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme.

Lajmi ka shokuar mbarë botën e futbollit, ndërsa Barcelona ende nuk ka dhënë qëndrimin e saj publik në lidhje me këtë çështje. Gonhorrea shkaktohet nga bakteri Neisseria gonorrhoeae.

Melo

Mesfushori pritet  të qëndrojë larg fushave për një periudhë të pacaktuar. Ilaçet për kurimin e kësaj sëmundje nuk janë të lejuara nga testet anti-doping.  Si rrjedhojë Barcelona nuk kërkon të rrezikojë dhe do ta lërë futbollistin për një periudhë jashtë fushave.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.