Gara në zgjedhjet e 6 marsit, nis mbledhja e Kryesisë së PD, pritet miratimi i kandidatëve për kryetar bashkie
Më heret në nje mesazh Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i eshte drejtuar anetareve te Kryesise se PD.
“Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”, thuhet ne mesazh.
Mesazhi i Gazment Bardhit
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”.
Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi
AFATI
Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD-së, baza e partisë dhe kryesitë e degëve në 6 Bashkitë, duhet ta përfundonin dje procesin e propozimit të kandidatëve.
Por, Dega e PD-së në Dibër ishte e fundit që nuk e kishte zgjedhur kandidatin.
“Panorama.al” mësoi se kandidatura e PD-së në Dibër është Luan Haka.
Në mbledhjen e Kryesisë së PD sot në oren 19:00 miratohen kandidaturat e propozuara nga baza dhe degët e partise ne rrethe.
KANDIDATËT E PD
Durrës
Luan Hoti
Rrogozhinë
Ferdinand Saraçi
Lushnjë
Indrit Sefa
Vorë
Ymer Marku
Shkodër
Xhemal Bushati
Dibër
Luan Haka
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



