Gara për kryeprokurorin, Arta Marku dorëzon kandidaturën në KLP
Arta Marku, Kryeprokurorja aktuale e Përgjithshme e Përkohshme, ka dorëzuar pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë, kandidaturën në garën për kryeprokurore.
Ndërkohë, deri tani në garë për postin e Kryeprokurorit të ri përveç Arta Markut janë edhe tre kandidatë të tjerë: prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çelam, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.
KRITERET
Sipas rregullores së miratuar nga KLP-ja, një prokuror, që të kandidojë për të qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, duhet që të ketë 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur. Të jetë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradë shkencore në drejtësi. Të mos ketë mbushur moshën e daljes në pension. Të mos ketë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, para dorëzimit të shprehjes së interesit për Prokuror të Përgjithshëm, funksione politike në administratën publike. Të mos ketë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit pozicione drejtuese në partitë politike. Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit. Të mos ketë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale. Të mos ketë qenë bashkëpunëtor, informatorë ose agjent i Shërbimeve të Inteligjencës dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



