E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gati arrestimet për Pëllumb Salillarin, Paqësor Buzin, Artan Sako dhe Ardit Metaliajn
Lajme

Gati arrestimet për Pëllumb Salillarin, Paqësor Buzin, Artan Sako dhe Ardit Metaliajn

SPAK drejt “goditjes finale”, dosja 570 milionë euro me tendera korruptiv

Gazetari Almer Toska ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku flet për një zhvillim të rëndësishëm në hetimet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në postimin e tij Toska thekson se hetimi i nisur nga SPAK, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka hyrë në një fazë vendimtare dhe se priten arrestime të profilit të lartë. Ai përmend konkretisht disa nga emrat më të njohur në sektorin e ndërtimit të rrugëve, si Pëllumb Salillari, Paqësor Buzi, Artan Sako dhe Ardit Metaliaj.

Sipas gazetarit, bëhet fjalë për një dosje që lidhet me abuzime të dyshuara me tendera publikë në vlerë totale rreth 570 milionë euro, ku dyshohet për manipulim të procedurave, gara fiktive dhe përfitime të padrejta nga fondet publike.

Ai shton se kontrollet e ushtruara së fundmi dhe informacionet e siguruara nga burime pranë hetimit tregojnë se çështja është drejt mbylljes dhe se autoritetet mund të kalojnë shumë shpejt në fazën e arrestimeve.

Postimi i plotë:

Operacioni i nisur nga SPAK, me bekimin e GJKKO dhe në terren nga hetuesit e BKH, nuk është më thjesht një seri kontrollesh rutinë – burime pranë hetimit flasin qartë: arrestimet janë gati dhe çështja po hyn në fazën finale.

Në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, janë ushtruar kontrolle të befasishme ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në skema korruptive me tenderat e rrugëve, ku dyshohet për abuzim masiv me fondet publike dhe manipulim të procedurave.

Në qendër të hetimeve janë edhe dy nga emrat më të mëdhenj të këtij sektori, Pëllumb Salillari dhe Paqësor Buzi, të cilët prej vitesh konsiderohen si “oligarkët” e rrugëve. Sipas të dhënave hetimore, vetëm në 5 vitet e fundit, kompania e Salillarit ka përthithur rreth 170 milionë euro nga buxheti i shtetit, përmes tenderave të dyshuar si të paracaktuar, me oferta sa fondi limit dhe me skema të dyshuara manipulimi në zbatimin e kontratave.

Nga ana tjetër, kompania G.P.G. COMPANY e Paqësor Buzit, i arrestuar më herët për skema mashtrimi me TVSH, rezulton të ketë marrë rreth 160 milionë euro fonde publike në të njëjtën periudhë, duke ngritur dyshime të forta për vazhdimësi të aktivitetit korruptiv përmes tenderave klientelistë dhe dokumenteve të falsifikuara.

Hetimi nuk ndalet këtu. BKH ka ushtruar kontrolle edhe ndaj kompanisë “2T” shpk, e lidhur me Artan Sako, ish-komandant i Gardës dhe aktualisht kryetar i Bashkisë Berat, ku dyshohet për përdorim të strukturave të ndërmjetme për përfitim fondesh publike. Vetëm në 5 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar rreth 100 milionë euro nga arka e shtetit.

Po ashtu, në lupën e hetimit është edhe kompania “4 A-M” shpk e Ardit Metaliaj, i dyshuar si prestanome i Bashkim Ulajt, ku bëhet fjalë për mbi 140 milionë euro të përfituara përmes tenderave të dyshuar si të manipuluar dhe me dokumentacion të rremë.

Në total, katër emrat kryesorë të kësaj skeme – Salillari, Buzi, Sako dhe Metaliaj – dyshohet se kanë përfituar rreth 570 milionë euro para publike, në një sistem të ndërtuar mbi pazare në tavolinë, gara fiktive dhe manipulim të dokumenteve.

Si Komisioni i Prokurimit Publik ashtu edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të rënda: pjesëmarrje me dokumente false, punime të pakryera, situacione të fryra dhe deformim të projekteve për përfitime financiare.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dosja është drejt mbylljes dhe priten masa konkrete sigurie, ndërsa dyshohet se paratë e përfituara janë ndarë me zyrtarë të korruptuar dhe më pas janë pastruar në pasuri të paluajtshme.

Sinjalet janë të qarta: SPAK ka kaluar nga faza e mbledhjes së provave në fazën e goditjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.