Gati fletët e votimit për zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Janë printuar dhe paketuar për 6 qarqe!
nga zgjedhjet e 25 prillit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe të vendit.

Printimi është bërë nga kompania sllovebe “Cetis” dhe Celibashi thotë se fletët e votimit pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri.
“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis”, shkruan në twitter Komisioneri Celibashi.
Ndërkohë pritet të printohen dhe paketohen edhe për 6 qarqe të tjera.
Qytetarët shqiptarë në 25 prill do të votojnë me numra. Krahas partive politike apo koalicioneve, votuesit do të mund të vendosin kryq ose plus tek një nga numrat e kandidatëve për deputetë.
FLETËT E VOTIMIT PËR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT












Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



