E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta e njohur: Fondet e BE-së për sektorin agrar, u abuzuan masivisht në Shqipëri
Lajme

Gazeta e njohur: Fondet e BE-së për sektorin agrar, u abuzuan masivisht në Shqipëri

Gazeta e njohur austriake i ka bërë jehonë abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit.

Gazeta përmend edhe rastin e Shqipërisë, ku fondet e BE-së për sektorin agrar, u abuzuan masivisht.

“Në korrik të këtij viti, agjencia e BE kundër mashtrimit, OLAF, kërkoi që BE të pezullonte grantet nga programi IPARD II për sektorin bujqësor në Shqipëri.

Sipas platformës Oligarkia.al, 82 përfitues kanë marrë fonde bazuar në informacione të rreme.

Disa thuhet se u kanë dhënë ryshfet ndërmjetësve ose direkt zyrtarëve të Agjencisë Shqiptare për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, e njohur si AZHBR, e cila është përgjegjëse për shpërndarjen e fondeve të IPARD. Prokuroria publike është duke hetuar.

Në shtator, kryeministri Edi Rama vendosi të zëvendësojë ministren e mëparshme të Bujqësisë, Frida Krifca. Ajo e drejtoi AZHBR-në nga viti 2017 deri në vitin 2021,” shkruan gazeta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.