Gazetarët tallen keq me Ramën: Çantën aty dhe rritet numri i turistëve edhe tek “Reporti” i RAI3 pastaj

Ç’grabitje e madhe pritet të nisë, tani duhen blerë dhe mediat italiane!

Kryeministri Edi Rama është tërbuar nga dokumentari investigativ i rrjetit publik italian, RAI3.

Por gazetarët shqiptarë, që e dinë mirë skemën se si funksionon qeverisja e tij, e bazuar te propaganda, kanë reaguar me ironi ndaj kësaj situate.

“Ç’grabitje e madhe pritet të nisë, tani duhen blerë dhe mediat italiane,” shkruan gazetari Andi Bushati.

“Para ca kohësh, një media kishte vënë në shënjestër një biznesmen të fuqishëm se donte ta zhvaste. Ky ishte nxehur shumë dhe filloi po shante, do t’u ashtu robtë, do t’i shkatërroj e gjera si këto.

E dëgjoi një miku i vet dhe me qetësi i tha. O, lëri këto do t’i shkrish, do t’i shkatërrosh, po ik bëj atë që ke bërë gjithmonë. Mbush një çantë dhe çojua që të lënë rehat.

M’u kujtua kjo historia kur dëgjova këto kërcënimet me gjyq të kryeministrit dhe sekretarit të tij për gazetaret e Reportit në Rai3. Ore lërini këto gjyqet për shpifje se aty në emision kishte vetëm fakte publike, që në Shqipëri dihen prej kohësh. Ndaj shihni atë sistemin tjetër, që dini ta bëni mirë.

Çantën aty dhe rritet numri i turistëve edhe tek Reporti pastaj,”shkruan gazetari Klodian Tomorri.

Publikuar nga Publik Media