E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari e paralajmëroi ditën që u hap tuneli rrezikun e madh
Flash

Gazetari e paralajmëroi ditën që u hap tuneli rrezikun e madh

Me plasaritje dhe çarje të shumta në bordurën anësore dhe në tavan, Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po shndërrohet në një rrezik serioz për jetën e udhëtarëve.

Tuneli, i konsideruar si një nga veprat kryesore infrastrukturore në këtë aks, u hap për qarkullim më 14 mars 2025, mes garancive nga qeveria shqiptare se ishte ndërtuar sipas standardeve më të larta teknike dhe se ofronte siguri të plotë për përdoruesit e rrugës.

Tuneli i Murrizit

Megjithatë, pamjet e publikuara së fundmi tregojnë çarje dhe plasaritje të dukshme në anën lindore të tunelit, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi cilësinë e punimeve, studimin gjeologjik të zonës dhe mirëmbajtjen nga firma kontraktore.

Çarje në strukturën e betonit brenda tunelit

Në lidhje me problematikën, përfaqësues të kompanisë “Gjoka Konstruksion” kanë deklaruar se dëmtimi i harkut lindor ka ardhur si pasojë e punimeve që po kryhen në tunelin e emergjencës. Sipas tyre, dy tunelet ndodhen në një distancë prej 28–30 metrash nga njëri-tjetri dhe ndërhyrjet kanë ndikuar në lëvizjen e strukturës së tunelit kryesor.

Pamje nga brenda tunelit

Tuneli i Murrizit ka qenë vazhdimisht në qendër të debateve dhe skandaleve, për shkak të vonesave të shumta në përfundimin dhe hapjen e tij. Përveç kësaj, janë raportuar edhe probleme të përsëritura me funksionimin e ventilatorëve të ajrit, si dhe ndërprerje të energjisë elektrike gjatë funksionimit.

Rruga e Arbrit, një nga projektet më të kushtueshme infrastrukturore në vend, ka kushtuar rreth 450 milionë euro, shifër që përfshin ndërtimin e tunelit dhe segmentet e tjera të aksit që lidh Tiranën me Dibrën. Në raportimet e mëparshme, investimi fillestar ishte parashikuar rreth 350 milionë euro, por kostoja u rrit gjatë punimeve për shkak të vështirësive gjeologjike dhe zgjatjes së kontratave.

Paralajmërimi i gazetarit që ditën e hapjes

Gazetari Ariglon Pali

Një ditë pas hapjes së tunelit, më 15 mars 2025, gazetari Ariglon Pali publikoi një reagim në rrjetet sociale, ku ngrinte shqetësime serioze mbi cilësinë e ndërtimit të Tunelit të Murrizit.

Ai rrëfente se gjatë udhëtimeve të shpeshta natën në aksin e Burrelit kishte pasur disa herë biseda me inxhinierë turq të angazhuar në punimet e tunelit.

Sipas gazetarit, inxhinierët i kishin shprehur shqetësime të forta për cilësinë e armaturës, duke e cilësuar atë si skandaloze dhe duke shprehur habi se si një tunel i ndërtuar në ato kushte mund të hapej për qarkullim.

Ata, sipas Palit, shpreheshin të frikësuar për pasojat që mund të sillte një tërmet i fortë në zonë.

Gazetari theksonte gjithashtu se, sipas burimeve të tij, inspektoriatet përkatëse nuk kishin kryer kontrolle për cilësinë e punimeve, ndërsa një përpjekje për të marrë mostra betoni për analiza nuk kishte qenë e suksesshme. Ai i bënte thirrje institucioneve dhe ekspertëve që të kryhej një kontroll i plotë dhe transparent i tunelit.

“Panik jo, kujdes po”, shkruante gazetari në reagimin e tij, një paralajmërim që sot, pas shfaqjes së çarjeve dhe plasaritjeve, merr një tjetër peshë.

Postimi i gazetarit me 15 mars 2025

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.