Nga Qukësi në Dhërmi, shembje rruge, dinamit dhe bllokim qarkullimi
Problematikat me infrastrukturën rrugore vijojnë të përsëriten në disa akse kryesore të vendit.
Pas bllokimeve të gjata në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe kaosit të krijuar për tetë orë në rrugën Prrenjas–Librazhd, situata është përkeqësuar edhe në rrugën e Dhërmiut.
Kompania “Gjoka Konstruksion” ka ndërhyrë në këtë aks me shembje të rrugës për qëllime zgjerimi, por punimet kanë sjellë bllokim të qarkullimit për shkak të gurëve dhe masave shkëmbore që kanë përfunduar në rrugë.
Burime nga terreni i kanë bërë me dije BalkanWeb se gjatë punimeve janë përdorur edhe shpërthime me dinamit, çka ka rritur shqetësimet për sigurinë e qarkullimit dhe cilësinë e ndërhyrjeve.
Rruga e Dhërmiut i shtohet listës së gjatë të problematikave që lidhen me veprat e ndërtuara nga “Gjoka Konstruksion”, përfshirë Rrugën e Arbërit dhe tunelin e Murrizit, ku janë konstatuar çarje dhe plasaritje në strukturën e betonit, si edhe tunelin e Llogarasë, ku janë evidentuar rrjedhje uji dhe dyshime serioze mbi cilësinë e punimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



