Gazetari e tha në opinion: Në Vlorë bandat i zhdukin trupat në një vaskë me acid…
Gazetari Ferdinand Dervishi ka thënë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se bandit në Vlorë përdorin një vaksë me acid për zhdukjen e trupave.
Ai tha se në Vlorë janë disa persona që duhet t’ua dëgjosh fjalën, në të kundërt përfundon i zhdukur.
“Mua nuk më tremb shumë Elbasani, aty kemi një bandë, po them organizatë kriminale, por ajo që më shqetëson mua është lidhja e tyre me politikën.
Fakti që në Shqipëri, grupet kriminale në disa qytete filluar nga Vlora, Fieri, Elbasani, Tirana, Durrësi, Shkodra unë shikoj që bandat e fuqishme ndonjëherë janë dhe të paprekura. Bandat ndajnë pushtetin dhe tendert me politikën. Eshtë shumë e thjeshtë t’i trokasësh një grupi të tillë për një emërim dhe shumë thjesht, emërohesh.
Elbasani është shumë i lexueshëm, unë Vlorën nuk e lexoj dot fare. Për Vlorën kam dëgjuar nga persona që duhet t’ua dëgjosh fjalën se aty ekziston vaska me acid. Këtë unë e kam dëgjuar në Vlorë nga persona, që duhet t’ua dëgjosh fjalën”, tha gazetari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



