Gazetari i habitur: Mua nuk më thërriti njeri në shkollë si prind për konsultim?!
Bëra 1300 takime thotë kryeministri gënjeshtar!
“Kryeministri dhe 65 mijë prindërit imagjinarë”
Gazetari Ermal Mulosmani, prind i një djali 14 vjeç ka ngritur shqetësimin e tij pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se është konsultuar me 65 mijë prindër në 1300 takime për çështjen e ndalimit të TikTok-ut për fëmijët e mitur. Në një postim kritik, ai pyet publikisht: “Ku janë këto takime dhe këta prindër? Pse nuk na ka thirrur njeri?”
Sipas llogaritjeve të thjeshta, për të realizuar 1300 takime, do të duheshin të paktën dy vite me nga tre takime në ditë, pa asnjë ditë pushimi. Pyetja që ngrihet është: Kush i ka bërë këto takime dhe ku janë këto shifra të trumbetuara?
“Kryeministri është konsultuar vetëm me egon e tij për të kapur një titull në The Guardian. Pastaj tall menderen me ne,” shkruan prindi i revoltuar. Ai thekson se asnjë prind në shkollën ku ndjek mësimet djali i tij nuk është kontaktuar apo thirrur për konsultime.
Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi vërtetësinë e deklaratave publike të qeverisë, sidomos kur bëhet fjalë për vendime që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e fëmijëve dhe mënyrën si ata ndërveprojnë me teknologjinë. A është kjo një tjetër propagandë? Apo një tjetër përpjekje për të manipuluar opinionin publik me shifra të sajuara?
Statusi i gazetarit Ermal Mulosmani
Nëse Kryeministri vërtet ka organizuar 1300 takime dhe ka folur me 65 mijë prindër, populli meriton të dijë: ku janë mbajtur këto takime dhe cilët janë ata që kanë marrë pjesë? Deri atëherë, deklaratat e tij nuk janë gjë tjetër veçse një tjetër pasqyrë e një deliri të pandalshëm propagandistik.
Unë e kam djalin 14 vjeç, nxënës në një shkollë 9 vjeçare të Tiranës. Nuk më ka thirrë askush për konsultime a të mbyllim tiktokun apo jo. Ka ndonjë prind që e ka konsultuar Kryeministri apo të dërguar të tij? Se kështu thotë ai, u konsultova me 65 mijë prindër në 1300 takime. Ku i gjete pash Zotin?
1300 takime thotë. Për të bërë 1300 takime duhen 2 vjet me tre takime në ditë. Pa pushim. Po si gënjen kështu? Kush i bëri? Pse nuk më thirrën mua? Ku janë 65 mijë prindër? Çfarë mashtruesi o Zot!
Ky delirant është konsultuar me egon e vet për të kapur një titull në The Guardian, ja me kë është konsultuar. Pastaj tall menderen!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



