E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari ironizon Ramën pas kandidaturave të fundit: Ka dalë vetë në rrugë t’i mbushë mendjen të rinjve, se nuk e kanë me qejf politikën, ka marrë dhe policin
Publik News

Gazetari ironizon Ramën pas kandidaturave të fundit: Ka dalë vetë në rrugë t’i mbushë mendjen të rinjve, se nuk e kanë me qejf politikën, ka marrë dhe policin

Gazetari Mentor Kikia ka ironizuar kryeministrin Edi Rama me një postim që ka bërë në rrjetin social “facebook”.

Ai ka publikuar një foto të Kreut të Qeverisë i cili shihet teksa bisedon me një grua të moshuar, ndërsa aty pranë është edhe një efektiv.

Kikia duke ironizuar kandidaturat e Çomos dhe Luljeta Bozos që do të jenë më 25 prill shkruan: Një tjetër deputet i vjetër u largua sot nga PS, për t’i hapur rrugën të rinjve. Kryeministri, ka dalë vetë në rrugë për të bindur të rinjtë të futen në listë, duke kërkuar madje edhe bashkëpunimin e policisë, pasi ky brezi i ri nuk e ka me shumë qejf politikën.

Kjo foto e Ramës është një paralelizëm me situatën aktuale politike në vend, pasi është shkrepur gjatë kohës kur Rama dilte rrugëve të Tiranës dhe këshillonte njerëzit (kryesisht të moshuarit) që të mbajnë maskë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.