E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja denoncon: Veliaj ka paguar mbi 829 milionë lekë Zoton dhe Mërtirin në 2023-shin
Lajme

Gazetarja denoncon: Veliaj ka paguar mbi 829 milionë lekë Zoton dhe Mërtirin në 2023-shin

Gazetarja Aranita Brahaj denoncon në një postim në rrjetet sociale se Shoqëria Koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit me ndërtimin e landfillit, (inceneratorit në venddepozitimet ekzistuese Tiranë) është klienti i tretë në renditje sipas vlerave të paguara nga bashkia për vitin 2023.

Gazetarja thekson se gjatë vitit 2023, “Integrated Energy BV SPV” ka marrë mbi 829 milionë lekë.

Ndërkohë të tjera vlera të mëdha parash nga Bashkia Tiranë kanë marrë për vitin 2023: Posta Shqiptare, Erzeni, Rafin Company, Eco Tirana, Pepa Group, Shoqëria Koncesionare Z.M.A.

Gazetarja saktëson se Bashkia e Tiranës ka kryer 5 911 transaksione në vlerë totale 20.4 miliardë lekë po gjatë këtij viti, kryesisht për kategori shpenzimi sipërmarrje punimesh, pagesa paaftësie dhe materiale e shërbime operative.

DENONCIMI: Veliaj ka paguar mbi 829 milionë lekë Zoton dhe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.