E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja e Deutche Welle i përvishet Ramës: I sheh këto shkrimet për drogën, apo rroftë turizmi
Publik News

Gazetarja e Deutche Welle i përvishet Ramës: I sheh këto shkrimet për drogën, apo rroftë turizmi

Gazetarja e Deutche Welle i përvishet Ramës: I sheh këto shkrimet për drogën, apo rroftë turizmi

Një reportazh i zgjeruar i revistës Gjermane STERN, duket se ka hapur debat sa i përket lidhjeve të trafikut të drogës dhe politikanëve në Shqipëri.

Eshtë gazetari Jonas Breng që në artikull ndjek gjurmët e drogës nga një stacion në Frankfurt, në politikën shqiptare dhe në fund tek një njeri që ata e quajnë “Eskobar i Ballkanit”, shkruhet në artikull. Mimoza Çika, gazetare që ka punuar me Deutche Welle nga zyrat në Gjermani duket se rebelohet për këtë imazh të Shqiptarëve, dhe “inatin” e ka me qeverinë shqiptare.

“Këto shkrime i sheh kryeministri apo RRofte TURIZMI! Gjermania në alarm: Kartelet shqiptare të trafikut të drogës më të njohurit ne botë……Shteti duket i pafuqishëm, shkruhet ne revistën presitigjoze gjermane “Stern”” shkruan Çika në rrjetin social facebook, duke shpërndarë edhe artikullin e revistës, i ndarë në disa pjesë.

Foto kryesore e artikullit është një anëtar i bandës që kontrollon cilësinë e hashashit, në një banesë në Shqipëri. Për revistën gjermane Stern ka folur edhe gazetari investigativ Artan Hoxha më pas një personazh që merret me trafik, dhe më pas një histori e gjatë për Klement Balilin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.