Gazetarja me Covid-19: Tregova kujdes maksimal, por nuk i shpëtova virusit
Gazetarja e Tv Scan Dafina Hysa ka bërë me dije për miqtë në rrjete sociale se e ka kaluar Covid-19.
Me anë të një shënimi në facebook, Hysa thotë se gjatë gjithë kohës ka qenë e kujdesshme dhe është mbrojtur, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot virusit.
Ajo ka treguar se ka bërë testin e antitrupave dhe ka rezultuar se e ka kaluar.
Shënimi i gazetares Dafina Hysa
Kam treguar kujdes maksimal në këto muaj, duke mbajtur maskên e ruajtur distancën, por sërish nuk i paskam shpêtuar Covid- 19.
E shqetêsuar nga rritja e rasteve gjatë javës së fundit, vendosa tê bêja një test. Rezultova me antitrupa e siç duket, fatmirêsisht paskam qênë asimptomatike.
Nêse ju zë miqte e mi, uroj t’a kaloni po aq lehtë!
Faleminderit, Zot!
***
Më herët dhe gazetarja sportive Ina Qirjo ka treguar eksperiencën e saj gjatë kohës që ishte e infektuar me Covid-19.
Ndërkohë ajo ka bërë thirrje që të ndalohet paniku i madh nëpër media sepse nuk i bën mirë askujt.
Postimi i plotë:
Ne momentin qe mesova se jam e prekur nga Covid 19, fillova ta pergatis trurin tim se ky virus eshte thjesht nje grip i zakonshem per shume njerez te shendetshem! Kete mendim kisha deri ne momentin kur ne dhomen time, e izoluar , nuk ekzistonte televizori! Ju nuk e keni idene cfare ndodh ne psikozen e nje te prekuri me Covid 19, kur sa here hap tv degjon dhe lexon vetem lajme te trishta lidhur me Covid 19, pa menduar se si ndikojne keto lajme tek ata njerez qe kane zene krevatet ne shtepi nga ky virus!
Ndoshta ai seshte thjesht nje “grip”, per ata qe kane probleme te tjera me shendetin, ama e trumbetuar kaq shume dhe ne cdo moment, edhe une qe e mbart ne trup, filloj te mendoj cdo me gjeje neser!!!!!!!
Media di shume mire tu vije ne ndihme qytetareve sa here ata kane nevoje, ju lutem bejeni edhe tani! Si nje qytetare dhe jo si nje gazetare prej vitesh, ju lutem ndaloni panikun e madh ne media sepse nuk i ben mire askujt..
Shume kujdes dhe pa panik…….
Uroj te jeni mire!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



