E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja: Një ish ministër i Ramës së shpejti nën akuzë
Publik News

Gazetarja: Një ish ministër i Ramës së shpejti nën akuzë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur për hetimet e SPAK-ut, në lidhje me koncensionet në shëndetësi.

Sipas saj një ish ministër së shpejti do të vihet nën akuzë.

Në MCN live, Llabani tha ndër të tjera se zyrtarë të lartë janë nën akuzë për çështjen e check up-it.

“Edhe pse me arrestimet e fundit patëm një tablo, një shije të mirë që po lëviz SPAK-u, sigurisht ka çështje të tjera që vlojnë në SPAK. Është çështja që lidhet me sterilizimin e aparateve, laboratarët që janë ngritur dhe s’kanë funksionuar kurrë. Çështja do shkojë në gjykatë. Presim surpriza në marrjen të pandehur të ish-zyrtarëve të lartë që kanë përcaktuar edhe kompanitë fituese në tendera.

Beqaj është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, por nuk kemi parë një përcaktim nëse ai do të jetë i pandehur. Duket se SPAK-u edhe në këtë rast do bëjë atë 360 gradësh-i”, ka thënë Llabani.

Sipas saj është një listë e gjatë personash që janë në varësi të ministrit, kështu që do ketë nga lart deri te pjesa fundore e ministrisë.

“Ka informacione që do kemi ish-ministër të vënë në akuzë për këtë çështje. Do të ketë zyrtarë të lartë të vënë në akuzë edhe për çështjen e check up-it”, është shprehur më tej gazetarja./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.