E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja tregon skemat që përdor qeveria për falsikimin e pronave në jug
Lajme

Gazetarja tregon skemat që përdor qeveria për falsikimin e pronave në jug

Abuzimet me pronat në jug të vendit, i ka komentuar në emisionin “Të  Paekspozuarit” në News24, gazetarja e BIRN, Lindita Çela.

Çela është shprehur se banorët në jug të vendit janë shfrytëzuar për të falsifikuar dokumentet.

“Abuzimet janë bërë më shumë në jug të Shqipërisë. Rama ngriti një taks forcë në kryeministri, pikërisht për të evidentuar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë në pronat. Nga investigimet që kam bërë, rezulton se janë shfrytëzuar banorët e zonës në jug të vendit, për të falsifikuar dokumente” – u shpreh Çela.

Më tej Çela ka theksuar se abuzimet me pronat konstatohen më tepër në jug dhe shfrytëzohen marrëdhëniet mes njerzëve për shkak se marrëdheniet midis fiseve janë tepër konfliktuale.

“Në jug të vendit shfrytëzohen marrëdhëniet mes njerëzve, pasi marrëdhëniet mes fisit janë tepër konfliktuale. Pjesa tjetër krijohen pronarë nga hiçi. Siç ishte rasti i një varrëhimësi i cili rezulton pronar i qindra hektarë tokë. Dhe për ta njohur si pronarë, shfrytëzohen vendimet e gjykatës” – shtoi më tej Lindita Çela.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.