E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Genjen deputeti i PS,“Se njoh fare, nuk e kam takuar asnjëherë Emiljano Nuhun”
Lajme

Genjen deputeti i PS,“Se njoh fare, nuk e kam takuar asnjëherë Emiljano Nuhun”

Policia nxjerr zbuluar deputetin e PS

Në intervistën ekskluzive qe ka dhene për gazetën “Panorama”, deputeti Rrahman Rraja deklaroi se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilësoi akuzat e bëra ndaj tij si sajesë.

Rrahman Rrahja

Rrahman Rrahja

Por nje dite me pare ne reagimin zyrtar per ngjarjen ne fjale policia foli per nje takim mes oficerit Emiljano Nuhu dhe deputetit Rraja dhe djalit te kallezuar nga ish e dashura per perdhunim.

Cfare tha deputeti per takimin 

Rrahman Rraja mohon kategorikisht akuzat se në Stacionin e Policisë ai ka qenë bashkë me vëllanë dhe persona të tjerë siç e akuzon ishnënkomisari i Stacionit të Policisë, Emiljano Nuhu. “Jo, jo, as bëhet fjalë, nuk jemi takuar asnjëherë me të. E thashë edhe njëherë, nuk e di përse ai është shprehur kështu, por nuk e kam takuar asnjëherë”, u shpreh për gazetën “Panorama”, deputeti i PS-së, Rrahman Rraja.

Zoti Rraja, ju jeni akuzuar nga ish-nënkomisar i Stacionit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu se e keni kërcënuar në zyrën e tij. Keni një përgjigje ndaj kësaj akuze?

Ju faleminderit që më kontaktuat, por unë nuk e njoh fare këtë person dhe as kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. As jemi takuar ndonjëherë. Gjithçka që ai thotë, janë sajesa, ndoshta për të përfituar azil politik.

Por ju nuk jeni thirrur ndonjëherë dhe nuk jeni ballafaquar me nënkomisarin Nuhu?

Jo, jo asnjëherë.

As ju, as vëllai juaj apo kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, nuk keni qenë bashkë në Komisariat, siç denoncon ishnënkomisari Nuhu?

Jo, jo, as bëhet fjalë, nuk jemi takuar asnjëherë me të. E thashë edhe njëherë, nuk e di përse ai është shprehur kështu, por nuk e kam takuar asnjëherë.

DEKLARATA E POLICISË PËR TAKIMIN 

Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit të pretenduar R.Rr. dhe R.Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur.

Por nga verifikimet e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu në Komisariatin nr.6 në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorinë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës.

Komunikimet e kryera midis tyre përmes aplikacionit “Whatsapp” kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administruara në dosjen hetimore

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.