Gent Prongni kap në befasi “gangot” e llotove të paligjshme
Një përplasje verbale është regjistruar gjatë një aksioni në terren, ku IT që proteston prej ditëns Gent Prongni u përball me persona të dyshuar si të përfshirë në dhunën ndaj tij dhe që kanë aktivitetin e llotove të paligjshme.
Sipas pamjeve të publikuara, Prongni i ironizon ata duke iu kujtuar aktivitetin e tyre, ndërsa pretendon se reagimi i tyre ndryshoi menjëherë sapo u përmendën llotot e paligjshme.
“Ju fik llampa kur ua përmenda llotot,” dëgjohet të thotë ai në video, duke i akuzuar se sillen si “gango”, ndërsa u bën thirrje qytetarëve t’i mbajnë mend fytyrat e tyre.
Ngjarja vjen në një kohë kur aktiviteti i lojërave të fatit të paligjshme vijon të mbetet një shqetësim për autoritetet, me aksione të përsëritura kundër organizatorëve të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



