Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shtetit sherbeu si kolateral i mashtruesve financiarë të Mikrokredive

Prokuroria konstatoi, se kësaj agjencie i duhej hequr licenca përgjithnjë, ndërsa guvernatori Gent Sejko nuk ia hoqi, madje i lejoi aktivitetin dhe gjatë pezullimit, ngaqë ortakët faktikë me krye mashtruesit Olsi e Elda Ibro, janë Elton Gjipali, kunati i guvernatorit Gent Sejko dhe Deniz Dëralla, Drejtor i Mbikëqyrjes së Bankave e Fondeve Jo-bankare në Bankën e Shtetit…

Më 10 prill 2024, SPAK ka marrë nën hetim Guvernatorin e Bankës së Shtetit, Gent Sejko dhe disa vartës të tij, me akuzën “Shpërdorim detyre” në licencimin, lejimin dhe bashkëpunimin me rrjetin e  mafies së agjencie të mikro- kredive, të drejtuar nga “Micro Credit Albania”, me pronarë të deklaruar Olsi e Elda Ibro, në kërkim për mashtrim dhe vjedhje të afro 130 milionë  Euro.

Më 15 prill 2024, SPAK i ka kërkuar guvernatorit Gent Sejko, informacion në lidhje me qëndrimin e tij, si titullar që i ka dhënë lejen e aktivitetit agjencisë jo bankare “Micro Credit Albania” dhe ka detyrim si institucion, të mbajë nën mbikëqyrje aktivitetin e saj.

Më 19 prill 2024, me Shkresë Nr. 1736/1, firmosur nga Natasha Ahmetaj, Zv/guvernatore e Bankës dhe shoqe e gruas së Gent Sejkos, SPAK është informuar për aktivitein e “Micro Credit Albania”, duke konfirmuar faktin, së kjo agjenci është favorizuar prej 8 vitesh nga guvernatori Gent Sejko.

Në dosjen që Prokuroria e Tiranës i ka përcjellë SPAK-ut, thuhet se kjo agjenci kredie, është lejuar me paramendim nga Guvernatori Gent Sejko dhe vartësit e tij në bashkëpunim, për të kryer aktivitetin mashtrues edhe gjatë periudhave të pezullimit.

Me Vendim nr. 5689, datë 29 dhjetor 2022, guvernatori Gent Sejko pezulloi licencën e subjektit financiar jo-bankë “Micro Credit Albania” deri më 31 dhjetor 2023, por gjatë kësaj kohe e lejoi të vazhdonte aktivitetin e dhënies së kredive dhe ekzekutimit të kredive që kishte blerë nga bankat.

Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shtetit apo ‘guacka’ e

Edhe me Vendim 644, datë 6 shkurt 2024, guvernatori Gent Sejko pezulloi licencën e “Micro Credit Albania” deri më 30 qershor 2024, por e ka lejuar të vazhdojë aktivitetin e dhënies së kredive dhe ekzekutimit të kredive që ka blerë nga bankat.

Sipas hetimit të Prokurorisë së Tiranës, masat e pezullimit të aktivitetit të agjencisë financiare “Micro Credit Albania”, janë dhënë në shkelje të ligjit, mbasi asaj i duhej hequr përfundimisht licenca e duhej kallëzuar penalisht nga vetë Banka e Shtetit.

Por guvernatori Gent Sejko nuk e zbatoi ligjin, madje shpërfilli denoncimet e mijëra qytetarëve të mashtruar, sepse sipas provave në dosjen penale, ortakë faktikë me krye-mashtruesit Olsi e Elda Ibro, janë Elton Gjipali, kunati i guvenatorit Gent Sejko dhe Deniz Dëralla, Drejtor i Mbikëqyrjes së Bankave e Fondeve Jo-bankare në Bankën e Shtetit.

Për këtë lidhje familjare në biznes; në dy rastet e pezullimit të agjencisë financiare “Micro Credit Albania”, guvernatori Gent Sejko nuk njoftoi Anti-krimin, Prokurorinë, Drejtorinë Shtetërore të Përmbarimit, Ministrinë e Financave, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Tatimet, megjithëse e ka detyrim.

Favorizimin që guvernatori Gent Sejko i bëri agjencisë “Micro Credit Albania”, e dëshmon dhe ky fakt: më 10 mars 2016, guvernatori Gent Sejko ndryshoi rregulloren për blerjen e kredive nga bankat dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre dhe ndryshoi masat nga heqje licence, në penalizim deri 1 vit, ndërsa më 9 maj 2016 i dha licencë të re kësaj agjencie.

Por në shërbim të fshehjes së krimit të guvernatorit Gent Sejko dhe të kunatit, vartësit të tij e ortakëve të tyre me agjencinë “Micro Credit Albania”, janë vënë dhe shefat e Qendrës Kombëtare të Biznesit; të cilët,  më 13 mars 2024, dy ditë pasi filloi hetimi penal, hoqën nga faqja zyrtare  dhe kanë zhdukur të dhënat e kësaj agjencie për aktivitetin e viteve 2016-2024.

Publikuar nga Publik Media