Gjekmarkaj prezantohet si drejtues i qarkut të Lezhës
Agron Gjekmarkaj u prezantua këtë të premte para kryesisë së Partisë Demokratike dega Lezhë, si drejtues politik i këtij qarku. Në fokus të këtij takimi ishin fitorja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Gjekmarkaj shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili theksoi se opozita përfaqësohet në këtë qark me një figurë intelektuali, ndërsa kampi i mazhorancës, me ministrin Ulsi Manja, i përfshirë në dosjen 184 të shitblerjes së votës.
Noka deklaroi se në fokus të takimit ishte aksioni opozitar, duke paralajmëruar një valë protestash deri në krijimin e qeverisë teknike.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati 3 orë, ndërsa dega e Lezhës diskutoi strategjinë e aksionit opozitar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



