E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj zbulon detaje nga takimi me zyrtarin e Bundestagut: Po studion nëse ka hapësira bashkëpunimi!
Publik News

Gjekmarkaj zbulon detaje nga takimi me zyrtarin e Bundestagut: Po studion nëse ka hapësira bashkëpunimi!

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka zbardhur takimin me zyrtarin e lartë të Bundestagut, Gunther Krichbaum, për të cilin tha se ndodhet në Shqipëri me një mision eksplorues për hapësira bashkëpunimi në Partinë Demokratike.

Gjekmarkaj u shpreh se Krichbaum kërkonte një bashkëpunim politik në PD më shumë se sa hapësirat në parti të zgjidhen në Gjykatë.

“Nuk e di saktësisht me kë është takuar tjetër Krichbaum. Ai është një përfaqësues i lartë i Bundestagut. Unë pata një bisedë të gjatë me të dhe kuptova se ai është në Tiranë me një mision eksplorues dhe kuptova se po studion nëse ka hapësira bashkëpunimi. Me sa u shpreh kërkonte më shumë një proces politik sesa një zgjidhje tek Gjykatat. Me sa kuptova ai Berishën e sheh tek e shkuara”, u shpreh Gjekmarkaj në emisionin “Top Story”.

Gjekmarkaj nga ana tjetër tha se edhe populli shqiptar ka shumë dëshirë që të ketë që Partia Demokratike të organizohet e bashkuar dhe jo e përçarë.

“Ne kemi folur shumë për ndryshimet në PD, nuk duket se ka ndonjë ndryshim të madh por ka një dëshirë të njerëzve që opozita të organizohet e bashkuar. Nëse ka vullnet gjithçka është e mundur. Jo që të rikthehen të gjithë, unë nuk kam asnjë pendesë për qëndrimet që kam mbajtur prej një viti por nga ana tjetër unë shoh që njerëzit duan të na shohin të bashkuar përballë qeverisë. Ka një shumicë njerëzish që shkojnë pas Berishës dhe ky është një faktor domethënës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.