Gjendet pa shenja jete në det në Kune të Shëngjinit
Një person është gjetur pa shenja jete në det, në zonën e Kunes në Shëngjin. Ngjarja ka alarmuar pushuesit dhe autoritetet, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar në vdekjen e tij.
Sipas të dhënave paraprake, po hetohen dy pista kryesore për shkakun e vdekjes. Dyshohet se personi mund të jetë mbytur gjatë qëndrimit në det, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë pësuar arrest kardiak.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga deti dhe është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Ekspertiza do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar se çfarë ka ndodhur para se personi të gjendej pa shenja jete në det.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



