Zjarr në Portin e Shëngjinit, përfshihet nga flakët një anije
Një anije është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në ambientet e Portit të Shëngjinit.
Menjëherë pas konstatimit të zjarrit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt portit, duke ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Në operacionin për neutralizimin e zjarrit janë angazhuar edhe punonjës të Portit të Shëngjinit, të cilët kanë ndërhyrë për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi shkakun e zjarrit. Gjithashtu, nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sa janë dëmet e shkaktuara në anije.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe situatën në port.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



