Kaos dhe radhë të gjata trafiku në aksin Lezhë-Milot
Trafik i rënduar është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lezhë-Milot, ku automjetet po përballen me radhë të gjata në të dyja drejtimet.
Kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare të Shëngjinit dhe Tales ka sjellë ngarkesë të lartë në qarkullimin rrugor, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve.
Pas një fundjave me mot të favorshëm dhe temperatura të larta, fluksi i automjeteve është shtuar ndjeshëm, duke ngadalësuar lëvizjen përgjatë këtij aksi.
Radhët e gjata janë krijuar në të dyja drejtimet e rrugës Lezhë-Milot, ndërsa drejtuesit po përballen me pritje dhe vështirësi në qarkullim.
Situata të tilla janë të shpeshta gjatë fundjavave, veçanërisht në mbrëmjet e së dielës, kur pushuesit largohen nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe zonave përreth për t’u kthyer drejt qyteteve të tyre.
Fluksi i lartë i vizitorëve në bregdetin e Lezhës vijon të ushtrojë presion mbi aksin Lezhë-Milot, i cili përballet me ngarkesë të shtuar gjatë periudhave të pushimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



