Gjermania e la jashtë Kupës së Botës, Brajan Gruda zbarkon në Shqipëri
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, është kthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pasi publikoi një “story” që konfirmon praninë e tij në Shkodër. Vizita e tij në vendlindjen e prindërve ka rikthyer menjëherë spekulimet për një të ardhme të mundshme me Kombëtaren shqiptare.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë zhvillim konkret apo sinjal zyrtar që të tregojë për një vendim të afërt nga ana e 20-vjeçarit për ndryshimin e përfaqësimit. Situata mbetet e hapur, ndërsa interesimi i tifozëve shqiptarë vijon të rritet.
Në planin ndërkombëtar, Gruda u la jashtë listës së Gjermanisë nga trajneri Julian Nagelsmann për Kupën e Botës që pritet të zhvillohet këtë verë. Aktualisht, ai është pjesë e përfaqësueses U-21 të Gjermanisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të fitojë një vend në ekipin e parë të “Pancerave”.
Në nivel klubesh, pas përfundimit të huazimit te RB Leipzig në Bundesligën gjermane, lojtari pritet të rikthehet në Angli te Brighton që militon në Premier Ligë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



