Gjeti vdekjen pasi hyri në rrethimin e tigrave në një park
Një person humbi jetën pasi u sulmua nga një tigër në Yorkshire Wildlife Park, pranë qytetit Doncaster, në veri të Anglisë.
Policia e South Yorkshire bëri të ditur se emergjenca u njoftua rreth orës 13:35, të shtunën, më 10 tetor. Ekipet mjekësore mbërritën në park, por personi u shpall i vdekur në vendngjarje. Identiteti i tij nuk është bërë publik.
Pas incidentit, parku u evakuua dhe policia nisi hetimet për të sqaruar rrethanat. Sipas autoriteteve, tigri nuk u lëndua dhe qëndroi brenda rrethimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



