E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjesti bëhet ‘i gjallë’ pas daljes nga burgu: Një torturë e madhe
Lajme

Gjesti bëhet ‘i gjallë’ pas daljes nga burgu: Një torturë e madhe

Pak orë pas njoftimit për lirimin e tij, këngëtari Besart Kelmendi ka reaguar për herë të parë publikisht, duke dhënë një mesazh qetësues për ndjekësit.

Përmes një postimi të shkurtër, i njohur si “Gjesti” bëri të ditur se ndodhet në gjendje të mirë dhe pranë familjes së tij, ndërsa falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e shumta që ka marrë.

Por reagimi i tij nuk u kufizua vetëm me kaq. Në një deklaratë më të zgjeruar, artisti pranoi se kishte gabuar, duke kërkuar ndjesë për shqetësimin e shkaktuar, ndërsa theksoi se gjendja e tij erdhi si pasojë e një presioni të vazhdueshëm emocional.

Ai u shpreh se nuk e konsideron veten një person të tillë dhe se situata në të cilën u gjend ishte rezultat i një ngarkese të rëndë psikologjike që, sipas tij, kishte kohë që ishte krijuar.

Në vijim, këngëtari bëri një hap tjetër të rëndësishëm duke njoftuar nisjen e procedurave ligjore ndaj Onima. Sipas tij, kompania mban përgjegjësi për trajtim të padrejtë ndër vite, detyrime të pashlyera dhe dëme që kanë ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e tij.

Në mesazhin e tij, Gjesti theksoi se, pavarësisht situatës, nuk do të ndalet në rrugën e tij artistike dhe se askush nuk mund t’ia pengojë muzikën, duke lënë të kuptohet se konflikti me industrinë muzikore do të vijojë edhe në rrugë ligjore.

Lirimi i tij nga paraburgimi u bë i mundur pas një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku ai pranoi akuzat për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë, vepra që çuan fillimisht në arrestimin e tij.

“Një torturë e madhe”, Gjesti reagon pas daljes nga burgu

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.