E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjilpëra do t’ju ngulet në sy”/ 6 muaj pas vdekjes së 25 vjeçares, bashkëshorti shpërthen ndaj mjekëve
Publik News

Gjilpëra do t’ju ngulet në sy”/ 6 muaj pas vdekjes së 25 vjeçares, bashkëshorti shpërthen ndaj mjekëve

6 muaj më parë, 25 vjeçarja Rexhina Debrova ndërroi jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit. Familjarët e Debrovës hodhën akuza ndaj mjekëve, që sipas tyre janë treguar të pakujdesshëm. Përfundimet e autopsisë treguan se vdekja e 25 vjeçares ka ardhur nga Koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht. Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në mjekësi KOAGULIMI është i rralle, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes. Ndërsa ditën e sotme, bashkëshorti i 25 vjeçares në një postim në Facebook akuzon dy mjekët Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi për vdekjen e Rexhinës. Ai shprehet se të dy doktorët neglizhuan rastin duke u justifikuar më mbrapa se nuk kishin se çfarë të bënin, teksa përmend se një nga mjekët i ka marrë edhe rryshfet. “Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy.. Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”.

Postimi i plotë: Erdhi ora. 6 muaj pa frymën , zërin , buzëqeshjen , jetën e Rexhinës. Ardjan kadaifçiu dhe Blerta arapi më keni vrarë shpirtin , më keni nxirë gjakun… Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy.. Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma” Sii guxovee Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brënda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë! Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd! Qetësia dhe heshtja jon jan dhurata ime për ju. Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.