E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjithçka që duhet të dini për shortin e “play off-it” të Botërorit
Lajme

Gjithçka që duhet të dini për shortin e “play off-it” të Botërorit

Vazot, rivalët dhe datat

Ndeshja me Anglinë shërbeu si një test prestigji për kuqezinjtë, por u duk qartë se trajneri Sylvinho kishte në plan të ruante disa nga lojtarët kryesorë për faza “play-off”. Katër nga pesë lojtarët që rrezikonin të mungonin për kartonë u kursyen, duke sinjalizuar se përgatitjet për fazën vendimtare tashmë kishin filluar.

Data e shortit dhe vazoja e Shqipërisë

Më 20 nëntor, në orën 13:00 nga Zyrihu, Shqipëria do të njohë rivalin e saj në gjysmëfinalen e fazës “play-off”. Kuqezinjtë janë të vendosur në vazon e tretë, së bashku me Kosovën, duke shmangur përballjet mes “familjes shqiptare”.

Nga kjo vazo, Shqipëria do të përballet me një nga ekipet e vazos së dytë, ku aktualisht bëjnë pjesë kombëtare si Sllovakia, Skocia, Republika Çeke dhe Irlanda. Sfidën e parë gjysmëfinale, Shqipëria do ta luajë në transfertë, pasi kjo është e zakonshme për ekipet e vazos së tretë.

Rruga drejt finales

Nëse kalon rivalin e parë, Shqipëria do të përballet në finalen e fazës “play-off” me fituesin e një nga çifteve mes vazos së parë dhe të katërt. Edhe kjo ndeshje luhet në takim të vetëm, ndërsa shorti do të përcaktojë se kush do të luajë në shtëpi dhe kush në transfertë.

Datat e sfidave

  • Gjysmëfinalet: 26 mars 2026

  • Finalet: 31 mars 2026

Për të siguruar pjesëmarrjen në Botërorin FIFA 2026, Shqipëria duhet të fitojë të dy takimet në fazën “play-off”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.