Gjithçka shkrumb! Dhëndri dogji me benzinë shtëpinë e vjehrrit në Llakatund.
Pamjet e banesave të djegura në fshatin Llakatund të Vlorës në orët e para të mëngjesit tregojnë pllaka dhe pjesë muri që kanë rënë në tokë.
Pamjet e siguruara nga PublikLive paraqesin shtëpitë e shkrumbuara, ndërsa nuk ka informacion për lëndime të personave. Autoritetet dyshojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, por ende nuk është bërë një konfirmim zyrtar. Sipas burimeve të informacioneve ka pasur debate brenda familjes së Lufti Fanajt, pasi dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka dhunuar, ka nisur që të spërkasë me benzinë banesën e tij dhe më pas i ka vënë flakën. Për pasojë nga zjarri, është djegur dhe banesa ngjitur, të shtetasit Petrit Izeti. Po ashtu raportohet se anëtarët e familjes Fanaj ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve nga dhuna, por dhe nga flakët e zjarrit. Ndërkohë, priten të tjera detaje nga ngjarja në fjalë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



