GJKKO lë në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka
GJKKO ka lënë në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Gjoka ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë por kërkesa e tij është refuzuar nga GJKKO.
Gjoka u arrestua falë informacioneve që Prokuroria e Posaçme mori nga agjenci europiane të cilat kanë mundur të deshifrojnë komunikmet përmes telefonave të koduar të përdorur kryesisht nga personazhe të botës së krimit, mes të cilëve dhe emra jo të pakët shqiptarësh.
Grupi i personave të kapur në korrik dyshohet për një numër të madh veprash penale, që nga “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, apo dhe “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



