E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO lë në burg Ergys Agasin
Lajme

GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Pas një seance maratonë me debate të forta ligjore mes palëve, trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest me burg për biznesmenin, Ergys Agasi.

Biznesmeni Ergys Agasi u arrestua pas 8 muajsh në arrati për dosjen e AKSHI-t, teksa lëvizte me makinë nga Elbasani në drejtim të Durrësit.

Bashkë me të në makinë ishte edhe ish-polici i shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku.

Ndër provat kryesore të paraqitura nga prokuroria janë disa regjistrime me video të bëra në zyrën e Agasit.

Sipas akuzës, pamjet e filmuara nga vetë biznesmeni gjatë takimeve me persona të ndryshëm shërbejnë si prova kyçe në dosje.

Avokati Maks Haxhia i hodhi poshtë pretendimet e SPAK-ut, duke deklaruar se nuk ka asnjë provë konkrete që e lidh klientin e tij me veprat penale.

Seanca u ndërpre disa herë me kërkesë të mbrojtjes për t’u njohur me aktet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.