E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
91 ditë revoltë, “Prania Besnike” dhe ” PasqyrëAlbania”
Lajme

91 ditë revoltë, “Prania Besnike” dhe ” PasqyrëAlbania”

Në sallat e lokaleve, nga Pogradeci deri në katundet e Tiranës, qeveria po punon intensivisht për të kalendarizuar “Praninë Besnike” në çdo territor. Në shesh, qytetarët nuk kanë nevojë për kalendar: sot është dita e 91-të e protestës kundër qeverisë “Rama 4”.

Brenda diskutohet për “mekanizma të rinj ndërveprimi qeveri-deputetë”. Jashtë kërkohet një mekanizëm shumë më i thjeshtë: dorëheqja e kryeministrit Rama.

Në tavolinat e pushtetit kompozohet “PasqyrAlbania”, ndërsa në rrugë qytetarët ia kanë vendosur pasqyrën qeverisë prej tre muajsh. Problemi është se pushteti as nuk dëshiron ta shohë veten në të.

Në mbrëmje, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Në mëngjes, qeveria mbledh deputetët për të përmirësuar komunikimin estetik me qytetarët që nuk i dëgjon.

Pas 91 ditësh revoltë, pushteti ka gjetur zgjidhjen: jo të ndryshojë qeverisjen, por t’u ndryshojë emrin problemeve. Varfëria do të futet te “Shqipëria Sociale”, propaganda te “PasqyrAlbania” dhe patronazhimi te “Prania Besnike”. Shokët besnikë të pashait po bien një e nga një. I fundit ishte Gysi i AKSHI-t.

Paratë e buxhetit vijojnë të bëhen kumbulla e rrush për klientelën besnike të dy grupeve të fuqishme të mbretërisë “Rama 4”. Doktori i opozitës thotë se do të udhëtojë në Amerikë në shtator. Pastaj do të kthehet në konferencë shtypi live në zyrën e tij në selinë e PD-së.

Të gjithë me sy e veshë se çfarë do të na sjellë shtatori. Në fakt naftën do ta blejmë gjithmonë më shtrenjtë se fqinjët tanë dhe europianët. Produktet e shportës, gjithashtu, do t’i blejmë në supermarketet e oligarkëve 30% më shtrenjtë se italianët. Betonin e përditshëm na e fal, o Zot!

E-Albania do të mirëmbahet nga dyshja Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. Tenderat e oligarkëve dhe të klientelës së qeverisë do të paguhen me fatura dore nga Thesari i Shtetit, falë Ermal Beqirit. Lekët e drogës do të ulen me 2% më pak në injektimin e ekonomisë rilindase. Klodian Braho do ta kuptojë se Gysi dhe miku izrealit i mbretit dhe AKEP-i i kanë përgjuar me dy pajisje izraelite që u vunë për bllokimin e TikTok-ut, me urdhër të mbretit. Ky ndoshta do të jetë edhe scoop-i i shtatorit për SPAK-un, sapo të vijë ekspertiza nga SHBA-ja për dy aparaturat izraelite që përgjuan Shqipërinë.

Sot protesta kapërcen 90-ditëshin pa ndërprerje, por qeveria e mbretit qëndron “shkëmb graniti” në sallat dhe mejhanet që i cakton po vetë mbreti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.