Pamjet ndezin rrjetin, Ergys Agasi qëndroi te Vilat Qeveritare në Durrës?
Disa pamje të publikuara së fundmi nga faqja “antidrroga07” pretendojnë se tregojnë Ergys Agasin në ambientet e Vilave Qeveritare në Durrës (Plepa).
Sipas postimit, fotot janë dërguar nga një person anonim pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e shkrepjes së tyre.

Dyshime të forta ngrihen se burimi mund të jetë punonjës i strukturave shtetërore apo policore — informacion i papërcaktuar dhe i pakonfirmuar zyrtarisht.

Ajo që e bën situatën më të përfolur është përputhja me publikimet e mëparshme të së njëjtës faqe më 29 korrik, ku kryeministri Edi Rama pretendohej se ndodhej po ashtu në zonën e vilave qeveritare në Durrës.


Mungesa e provave direkte lë të hapur pyetjen nëse ka patur ndonjë takim apo komunikim mes tyre lidhur me zhvillimet e fundit. Materialet mbeten në kuadrin e pretendimeve mediatike, ndërsa pritet një reagim apo sqarim zyrtar nga institucionet përkatëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




