GJKKO nxjerr nga qelia ish-administratorin e Bankers Petroleum
Gjykata e Posaçme ka vendosur që ish-administratori i Bankers Petroleum, Leonidha Çobo, të dalë nga burgu dhe të qëndrojë në “arrest shtëpie”.
Ky vendim u mor gjatë seancës gjyqësore të së martës nga gjyqtari Erjon Çela. Deri më tani, nuk janë bërë publike argumentet që mbrojtja ka paraqitur për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Çobo ishte arrestuar më herët së bashku me disa zyrtarë të tjerë të kompanisë, pasi Prokuroria e Fierit kishte lëshuar gjithsej 14 masa sigurie. Hetimet kishin zbuluar një skemë të dyshuar mashtrimi me TVSH-në dhe evazion fiskal që, sipas akuzës, përfshinte shuma që arrinin në qindra miliona euro.
Pas zhvillimeve hetimore, çështja kaloi nga Prokuroria e Fierit te SPAK, pasi kjo e fundit u shpall kompetente për ndjekjen e mëtejshme të dosjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



