Avokati i Lulzim Bashës, Eduard Halimi deklaroi pas seancës se Gjykata e apelit i kishte pyetur nëse do të kishte prova të reja, por nuk ka patur.
Vendimi do të merret brenda 15 ditëve, vetëm duke shqyrtuar dokumentacionin dhe pa patur një debat gjyqësor.
“Çështjet duhet të shqyrtohen brenda 15 ditëve. Në rast se nga shqyrtimi i dosjes ka prova të reja, Gjykata mund të marrë një vendim të ndryshëm.
Gjykata do të marrë një vendim vetëm duke shqyrtuar dokumentacionin.
Në Gjykatën e apelit nuk ka nevojë të bëhet një debat gjyqësor. Është shtyrë shumë herë, kjo është seanca e pestë.
U pyetëm vetëm në se ka rpova të reja, por nuk kishte prova”, ka thënë Eduard Halimi.



